Ronaldo i jep fitoren Manchester United (VIDEO)
Manchester United është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur 1-2 Evertonin, me protagonist Cristiano Ronaldon.
I futur nga stoli në minutën e 29-të, portugezit i mjaftojnë 15 minuta, për të shënuar, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij për 2-1, pasi rezultati ishte mbësrthyer në 1-1, me golat e Iwobi për Everton dhe Antony për United.
Rezultati nuk ndryshoi dhe skuadra e Ten Hag, merr kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vendin e pestë, në kuotën e 15 pikëve.
Gjithashtu goli i sotëm, ishte i pari për Ronaldon për këtë sezon në Premier League dhe i 700 me klube në gjithë karrierën e tij./MCNTV/
Total 0 Votes
0
0

