Rama takon në Pragë kryeministrat e Irlandës, Spanjës dhe Greqisë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Pragë disa takime me homologë pjesëmarrës në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian.
Rama pati një takim me kryeministrin e Irlandës, Michaeal Martin.
Më pas, Rama zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez.
Rama gjithashtu u takua edhe me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri Rama mori pjesë sot në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Pragë të Republikës Çeke.
Në mbledhjen e zhvilluar me propozimin e bërë në muajin maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, krahas 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) ishin ftuar edhe 17 vende të Evropës që nuk janë anëtare të BE-së.
Në takimin që u mbajt sot u diskutua mbi paqen dhe sigurinë, energjinë, klimën dhe ekonominë.