Mbyllja e basteve sportive, Meksi: Plagë sociale, por nuk luftohet me represion policor
Duke folur për mbylljen e basteve para katër vitesh, Endri Meksi, specialist IT dhe sipërmarrës, në emisionin “SportZone”, u shpreh se ishte një plagë sociale, por kjo nuk luftohet me represion policor.
Sipas Meksit, edhe vetë aktorët, kërkuan në 2015, që të vihej dorë, sepse kishte një mbipopullim.
AMFL është një institucion zbatues. Në 2013 nisi operacioni fundi i marrëzizsë që u finalizua në 2015. Kishte takime me grupe të interesit në 2015, si të rregullohej sektori. Vetë aktorët e sektorit, ishin të përfaqësuar nga 2-3 kompani në sallë, bastet nga Shyti.
Ata ishin të qartë që duhej vënë dorë, sepse kishte një mbipopullim. Nuk e di, sa ky mbipopullim ndikon në ekonomi. Kur ke 1 mijë sallone dhe shkon në 2 mijë, a u dyfishuan lekët. Efekti në territor ishte kozmetik. Krijon një zhurmë, një plagë sociale, por nuk luftohet me, masa represive policore. Të luhet si pjesë e një kënaqësie./ MCNTV/
