Sport

Shifra të frikshme, Haaland i papërmbajtshëm edhe në Champions

Man.City vijon rrugëtimin perfekt në Champions: 3 ndeshje 3 fitore, 11 gola të shënuar vetëm një i pësuar. “Qytetarët” çmontuan Copenhagen me rezultatin e thellë 5-0. Askush nuk mund të ndal Erling Haaland, bjondi ishte sërish protagonist kryesor duke realizuar një dopjetë, e të mendosh që Pep Guardiola e mbajti në fushë vetëm në pjesën e parë.

Në minutën e 7-të dhe të 32-të, Haaland dërgoi dy herë topin në rrjetë duke vijuar me rekordet e tij të pabesueshme. Fal kësaj “dopjete”, Haaland shkon në kuotën e 28 golave në 22 ndeshje në Champions, një mesatare prej 1,27 golash për ndeshje. Në fundin e pjesës së parë një autogol i Copenhagen e dërgoi rezultatin në 3-0.

Halanad

Në pjesën e dytë Mahrez dhe Alvarez realizuan nga një gol për kokë duke dërguar shifrat në 5-0. City udhëheq Grupin G në kuotën e 9 pikëve, 3 më shumë se B.Dortmund.

Verdhezinjtë mposhtën Sevilla në transfertë me rezultatin 4-1. Kjo humbje i kushtoi shumë trajnerit Lopetegui pasi klubi andaluz vendosi ta shkarkojë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?