Çuçi: Janë përgjysmuar vrasjet me dashje!
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u thirr këtë të enjte në interpelancë nga deputeti demokrat Ervin Salianji për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm.
Çuçi, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, tha se objektiv mbetet ulja e kërcënimit dhe ndikimit të krimit të organizuar.
Duke cituar disa statistika, Çuçi tha se gjatë këtij 8 mujori të vitit 2022 kemi 36 vrasje me dashje dhe 41 viktima duke shtuar se ky numër është përgjysmuar nga 2012.
Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar.
Unë besoj se krahas vlerësime dhe atë që themi përditë më lë të citoj disa organizma, në lidhje me këtë gjë. Raporti i BE-së: Shqipëria ka bërë përparim të mirë dhe rezultate të prekshme janë arritur.
Objektiva janë ulja e kërcënimit dhe ndikimit të krimit të organizuar, do bëhet me riorganizimin e policisë kriminale, po identifikohen pikat më të forta, për impaktin që do të ketë kjo reformë. Kemi 17 skuadra hetimore të përbashkëta me vende të BE-së. Nëpërmjet rritjes së integritetit profesional. Trasformi i Agjencisë së Mbikëqyrjes policiore ka qenë moment kyç./ MCNTV/

