200 deri në 1000 euro, vajzat nga Ukraina dhe Rusia ofronin shërbime seksuale në Tiranë
Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu shtatë shtetaset e huaja të cilat u arrestuan disa ditë më parë si pjesë e një grupi që ushtronin prosutitucion.
Në masën e vendosur Gjykata e Tiranës ka liruar shtatë të huajat dhe ka vendosur ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”, ndaj të cilave ishte ngritur akuza e ushtrimit të prostitucionit.
Përpara gjykatës shtetaset e huaja kanë deklaruar se kanë ardhur në vendin tonë me dëshirë për të punuar si eksorta, ndërkohë kanë deklaruar se klientët i pronotonin ato nga interneti.
Mësohet se vajzat janë ukrianase, ruse dhe polake dhe se paguheshin nga 200 në 1000 euro. “Report Tv” ka zbardhur dhe emrat e shtatë të arrestuarve që janë: Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 31 vjeçe, Margarita Grushevskaia, 21 vjeçe, Laura Vanesa Mercado Baselga, 22 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz 30 vjeçe.
Sipas dosjes në hetim janë vënë disa shtetas shqiptar. Sipas vendimit vajzat shfrytëzoheshin për prostitucion nga shqiptarët. Nga përgjimet është zbuluar se ishin ndarë në disa zona të kryeqytetit. Nga kontrollet u zbuluan 4 baza në Tiranë.
Shqiptarët, turorë i sillnin vajzat si turiste në vend më pas i shfrytëzonin për prostitucion.

