Aktualitet

Kryemadhi-Ramës: “A i ka referuar qeveria shqiptare 3 inceneratorët dhe Klodian Zoton në Prokurori për evazion fiskal?”

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i është drejtuar sot me një pyetje kryeministrit Edi Rama për inceneratorët.

Kryemadhi pyet Ramën nëse 3 inceneratorët dhe Klodian Zoto janë referuar në prokurori për evazion fiskal.

“Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM:
A i ka referuar Qeveria Shqiptare 3 inceneratorët dhe Klodian Zoton në prokurori për evazion fiskal?
E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM.
Përgjigju publikisht nëse mundesh…meqenëse lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë”, shkruan Kryemadhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?