Berisha: Yuri Kim, pa kërkuar falje, nuk takohet me mua!

Aktualitet

Gjatë konferencës për shtyp paraditen e sotme, Sali Berisha ka thënë se ambasadorja Yuri Kim nuk mund të takohet me të, pa kërkuar falje për frazën se demokratët do të hanë bar, nëse vijojnë të mbështesin Berishën.

Kujtojmë se ambasadorja Kim, deklaroi mbrëmjen e djeshme në Opinion, se nuk mund të takohet në asnjë rrethanë me Sali Berishën, as ajo dhe asnjë zyrtar amerikan, pasi ai është i shpallur non-grata për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë.

“U bë e famshme fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve se bar do të hamë dhe imperializmit amerikan nuk i nënshtrohemi. Ndërsa zonja u bëri thirrje demokratëve, mos hani bar duke votuar Berishën. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Kam deklaruar se pa kërkesë ndjesë publike ndaj demokratëve, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Të kërkojë ndjesë, të mësojë, pavarësisht se përfaqëson vendin më të fuqishëm në botë. Jashtë gabimit nuk del asksuh dhe arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë, pastaj të tjerat diskutohen”, deklaroi Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?