SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Nxënëset e “Mehmet Akif” protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje Kushit: Jepni dorëheqje!

nxënës të shkollës “Mehmet Akif” janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, ku po protestojnë në shenjë kundërshtie ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit. Siç shihet dhe nga pamjet, të shumtë janë nxënës dhe prindër, dhe përfaqësues të shkollës, që janë stacionuar para ministrisë. Ata njëzëri kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin.

Një prej nxënëseve i bëri thirrje ministres që të tërhiqet dhe të japë dorëheqje. “Nëse nuk jeni në gjendje të mbani këtë post, hiqni dorë. Sot unë jam një maturante dhe po rrezikoni shkollimin tim. Mos mendoni se do të dorëzohemi. Ku jeni sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh. Boll me këto përralla që thoni në Tv. Ju bëjmë thirrje dhe jepni dorëheqje. Dilni poshtë dhe na jepni përgjigje, kaq kisha”, tha një prej nxënësve.

Ndërkohë, një ditë pas vendimit të qeverisë, reagoi dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila pohoi se arsyeja që ishte mbyllur shkolla, ishte për faktin se kolegji ishte transferuar në një godinë për të cilën nuk ishte marrë leje dhe se nuk plotësonte standardet.

Në debate lidhur me këtë vendim u përfshi edhe politika, ku opozita s’i kurseu akuzat për qeverinë, ndërkohë që Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që po mban kolegji.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?