Berisha i drejtohet Ballukut: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?

Politike

Sali Berisha ka bërë tre pyetje për zv.kryeministren Belinda Balluku, duke theksuar lidhjen e saj me largimin e ish-kryepolicit Gledis Nano nga detyra. Pasi mori fjalën për procedurë në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se kishte 3 pyetje për socialisten, duke i përmendur largimin e Nanos, e po ashtu edhe për pallatin e konfiskuar të biznesmenit Lulzim Morina.

Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja? E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos (ish-kryepolici Gledis Nano), drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. *Nikolla i ndërpret fjalën,”-tha Berisha. 

Por kurrë nuk e mori një përgjigje, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, duke pretenduar se nuk ishte procedurë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?