Aktualitet

Skandal i madh në Lushnjë

Fiks Fare transmetoi këtë të martë rastin e një 26-vjeçari që më herët kishte bashkëpunuar me grupet kriminale dhe kur kërkoi ndihmë nga policia, por nuk u ndihmua.

I riu i kishte treguar policisë mënyrën si është rekrutuar nga grupet kriminale për të gjymtuar një person në Lushnjë, duke zbuluar porositësin dhe ndërmjetësin por rasti i tij është neglizhuar nga forcat blu.

Pas orë pas denoncimit në emisionin investigativ, ka reaguar Policia e Shtetit, që njofton pezullimin nga detyra të shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, shtetasit me iniciale A. K., deri në përfundim të hetimeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë, me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

Në lidhje me këtë rast, në datën 7 shtator 2022, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë i kanë marrë deklarim shtetasit që shfaqet në pamjet filmike. Gjithashtu, në kuadër të deklarimit të personit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për shoqërimin dhe intervistimin e palëve të përfshira në këtë çështje.

Shtetasit janë proceduar penalisht dhe ndiqen në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Të gjitha veprimet e para procedurale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Përsa i përket komunikimit të shefit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë me qytetarin nga Durrësi, që ka denoncuar rastin, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit A. K., me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë, deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë, me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania