Aktualitet

LAJM I FUNDIT – EMRI/ 28 vjeçari në burgun e Drenovës pret qafën dhe dërgohet në spital në gjendje kritike

Pandi Sefo, 28 vjeç, raportohet se është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm. Ai ka mbërritur në duart e mjekëve i gjakosur në pjesën e qafës dhe i çarë me mjet prerës të improvizuar.

I riu ndodhej në qeli pasi është dënuar për trafik droge. Pandi Sefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë, në qeli të tjera dhe në kushte të rënduar psikologjike ka tentuar t’i japë fund jetës.

28 vjeçari është prerë në pjesën e qafës dhe është dërguar nga shërbimet e Burgut të Drenovës me urgjencë në spital. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar dhe nuk dihet gjendja e Pandi Sefos.

Autoritete e Burgut të Drenovës në Korçë kanë nisur hetimet për rastin, për të zbardhur ngjarjen dhe për të vërtetuar nëse i riu është vetëplagosur apo është sulmuar nga të burgosurit e tjere.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?