Bota

Tentuan të arratisen nga burgu në Itali duke sharruar hekurat e dritares

KAON

Katër të dënuar, në burgun e Baldenuch në Itali, mes tyre dhe një shqiptar  kanë tentuar të arratisen duke sharruar hekurat e qelisë.

Fillimisht të burgosurit shkaktuan një gjysmë revoltë për të krijuar rrëmujë dhe më pas dëmtuan hekurat e një dritareje nga e cila do të kalonin duke përdorur çarçafë dhe rroba të lidhura bashkë.

Megjithatë, tentativa ishte e pasuksesshme për shqiptarin dhe tre tunizianët pasi rojet e burgut i kapën në flagrancë.

Pas dëshmive të marra, Prokurori Rossi kërkoi nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin nga të pandehurit që tentuan të arratisen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?