Shkatërrohet banda e shqiptarëve
Tetë persona, anëtarë të një grupi kriminal, mes të cilëve ka edhe shqiptarë janë vënë në pranga. Mediat greke shkruajnë se organizata kriminale kishte si fokus vjedhjen e grabitjen e qytetarëve që tërhiqnin para në bankomate, të çantave apo të makinave.
Mediat greke shkruajnë se fundi për tetë anëatrët e grupit nisi kur kanë grabitur një person jashtë një filiali banke në Peristeri, duke i marrë me dhunë një sasi të madhe parash. Nëndrejtoria e Sigurimit të Atikës Perëndimore formoi menjëherë një ekip të posaçëm punonjësish policie për mbledhjen e informacioneve në lidhje me grabitjen e mësipërme, si dhe raste të tjera që paraqisnin një metodologji të ngjashme veprimi.
Pas një hetimi të gjatë dhe të plotë, u zbulua veprimi i një organizate kriminale me veprim të vazhdueshëm, me role të ndara.
Anëtarët e organizatës gjurmonin dhe shënjestruan personat që shkonin në degët e bankave dhe ishin gati të kryenin transaksione me para në dorë. Më pas ata qëndronin jashtë degëve dhe në distancë, për të mos u regjistruar nga kamerat e bankës dhe kur e shihnin të përshtatshme, sulmonin viktimat e tyre, shpesh me mizori ekstreme, duke u marrë para dhe sende personale.
Në fakt, në rastet kur ‘shënjestra’ lëvizte me automjet, makinës i çanin gomat dhe kur qytetari ndalonte për të kontrolluar dëmin, gjenin momentin e duhur për ta sulmuar.
Ky është tipik rasti i një gruaje që ra viktimë e mizorisë së veçantë të tre anëtarëve të organizatës kriminale në zonën e Açarnës tetorin e kaluar. Autorët u përplasën qëllimisht me mjetin që drejtohej nga gruaja. Gruaja zbriti nga automjeti i saj dhe i është afruar makinës së sulmuesve. Më pas, njëri prej autorëve i ka tërhequr çantën. Gruaja u përpoq të merrte çantën e saj dhe u afrua drejt grabitësve, por drejtuesi shtypi pedalen e gazit dhe e përplasi me makinë.
Nga hetimet paraprake janë zbuluar 16 ngjarje në të cilat ishin përfshirë, nga të cilat dyshohet se kanë arritur të grabisin mbi 138 mijë euro.

