Aktualitet

Dogana e Kapshticës 14 orë pa sistem TIMS

Dogana e Kapshticës prej 14 orësh vijon të ketë probleme me sistemin TIMS të regjistrimit të udhëtarëve. Prej mbrëmjes së djeshme, rreth orës 20.00, pala shqiptare e ka pasur të pamundur aksesimin e sistemit dhe për disa orë nuk ka punuar as manualisht.

Për pasojë, radhë të gjata udhëtarësh janë krijuar në të dy krahët, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë. Në këto kushte, Policia Kufitare është udhëzuar të veprojë me regjistrat manual.

Teknikët e IT raportohet se kanë nisur prej orëve të mbrëmjes së djeshme punën për rikthimin e sistemit të menaxhimit të kontrollit të kufijve (TIMS), ama nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ana e autoriteteve sa do të zgjasë kjo situatë.

Raporte të tjera thonë se probleme prej mbrëmjes së djeshme nuk ka shfaqur vetëm sistemi TIMS në Pikat e Kalimit Kufitar të Shqipërisë, por i gjithë sistemi i Policisë së Shtetit Shqiptar ka rënë.

Megjithatë, gazetarët nga Dogana e Kapshticës raportojnë se paraditen e sotme kalimi është lehtësuar dhe nuk ka më trafik e radhë të gjata në kufi. Regjistrimi manual kryhet për çdo shtetas në hyrje/dalje nga territori i Shqipërisë, për t’u kaluar më pas në sistemin elektronik.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania