“Rritet rroga për administratën dhe policët”, Rama prezanton paketën e krizës
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financës Delina Ibrahimi dhe të Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuar paketën e re të rezistecës sociale.
Rama tha se për shkak të krizës që ka prekur të gjithë botën qeveria ka marrë si masë të riindeksojë pensionet, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor, po ashtu ka vendosur të rrisë ndhmën ekonomike me 10% si dhe do dyfishohet për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.
Gjithashtu do të rrietet rroga minimale në 34 mijë, si dhe do të ketë rritje rrogash për administratët, policinë dhe policët e burgjeve.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Dua të jem sa më i përmbledhur se do kemi kohë dhe ditë për ta shpjeguar më në detaje. Ministrja e Financave dhe nfrastrukturës janë këtu për të detajuar pjesë të kësaj pakete. Unë do të them se paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme. Jo një paketë e përkohshme e shtrirë në tre muaj. Kemi marrë në konsideratë që kjo krizë është e një natyre të paparshikushme se kur e ka fundin dhe angazhimi është tu japim njerëzve tanë një mbështetje të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë.
Për pensionet indenksohen një herë në vit, kjo ndodh në prill dhe janë indeksuar këtë vit në prill duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit, por për herë të parë do të riindeksohen.
Do kemi një riindesim. Shkon në 6%, por shkon në 9.5% si indeksim i këtij viti. Kjo do ndhohë dhe për personat me aftësi të kufizuar. Do ketë një indeksim me 7.5%. Do rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do e dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë.
Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave sic është paralajmëruar për sektorët prioritar. Me ndërhyrjen e dytë dhe një paketë rezistencë afatmesme për administratën do të rriten pagat që nuk janë prekur për shumë kohësh. Dhe do të rrism po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve. Do rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë.
Garantojmë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse. Në ndërkohë qëndrojmë në pikat që ka paketa tjetër mbështetja për naftën pa taksa për feremerët, mbështetja për TVSH e peshkimit dhe mosprekjen e rritjes së biletës së transportit.
Energjia elektrike, jemi i vetmi vend në rajon dhe në Evropë që ka marrë një vendim të prerë për mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Nëse ky është një vendim ambicioz apo i cmendur këto do ta tregojë koha. Ne besojmë që duheti ti mbrojmë familjet nga rritja e çmimit të energjisë.