Sport

FOTO+VIDEO/ Napoli turpëron Liverpool, feston e gjithë Italia.

KAON

Tifozët në “Maradona” dhe jo vetëm, të gjithë ato që zgjodhën të shihnin Napoli-Liverpool, shijuan një mbrëmje të çmendur, u bënë dëshmitarë të një fitore të madhe 4-1 të napolitanëve, mbase as tifozi më i zjarrtë i bluve nuk e kishte imagjinuar një fitore të tillë, të paktën jo në këto shifra.

Ekipi i Spallettit dukej si një bishë e tërbuar, sigurisht përfituan edhe nga Liverpool në kushte jo të mira, mbase ekipi më i dobët në vitet e fundit, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të. Zielinski u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 18-tën, Osimhen fitoi një 11-metërsh, por sulmuesi nigerian gaboi përballë Alison.

Liverpool dukej një ekip i transformuar totalisht, mbi të gjitha në mbrojtje, mjafton të shohim golin e dytë të shënuar nga Anguissa. Në fundin e pjesës së parë, Simeone, i hedhur në fushë si zëvendësues në vend të Osimhen, realizoi golin e tretë për Napolin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Makthi i Liverpool vijojë edhe me fillimin e pjesës së dytë ku Zielinski realizoi dhe golin e katërt duke hedh në tapet të kuqtë. Goli i Diaz dy minuta më pas vlen thjeshtë për statistika. Për këtë fitore të Napolit festojnë të gjithë italianët, për momentin janë skuadra e vetme që mban lart flamurin “azzurr”.

Kjo është një disfatë shumë e rëndë për Liverpool, por Klopp nuk mendon se mund të shkarkohet: “Nuk besoj se mund të shkarkohem tani, por mund të ndodh që drejtuesit e klubit të ndryshojnë mendim. Problemet ishin evidente, Napoli luajti më mirë se ne”, u shpreh ndër të tjera Klopp pas ndeshjes.

Në sfidën tjetër të Grupin A, Ajax mposhti Rangers me rezultatin e thellë 4-0 duke marrë kreun e klasifikimit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?