SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Projekti i Durrësit rrezikon që Shqipëria të humbasë portin më të madh tregtar.

Lefter Geshtenja:

Projekti i Durrësit rrezikon që Shqipëria të humbasë portin më të madh tregtar.
Prej mijëra vjetësh, Durrësi ka mbijetuar falë portit. Sa më shumë rritej vëllimi tregtar, aq më shumë zhvillohej Durrësi.
Por pavarësisht se Porti është rritur, zhvilluar dhe projektuar nga partnerët europianë si porti më i madh i rajonit, Qeveria do ia heqë ketë avantazh vendit.
Projekti “arab” do e mbyllë portin dhe pretendohet se porti i ri do zhvendoset në Porto Romano. E gjitha kjo i ngjan nje aventure korruptive e cila për disa pallate më shumë, po shkatërron portin më të madh të vendit.
Prezantohet projekti për Portin e ri të Durrësit, si një ndër shtyllat e  vizionit Shqipëria 2030/ 21 maj 2022 - Autoriteti Portual Durres
Zhvendosja në Porto Romano kërkon investime të mëdha dhe 10-15 vite pune pa llogaritur sigurinë pasi aty shkarkohen flukset e lendëve djegëse.
Portin që kemi do e humbasim, ndërsa për të riun do harxhohen edhe 2 miliardë euro të tjera. Ku do i gjejmë këto para?
E gjithë kjo sipërmarrje është një skemë përfitimi personal në kurriz të shqiptarëve e cila duhet ndalur!

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?