Vuçiç: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori me Shqipërinë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditën e sotme në nisje të samitit të Open Ballkan ka folur për rëndësinë dhe forcmimin e vendeve të rajonit falë kësaj nisme. Vuçiç theksoi se finalizmi i marrëveshjes do të mundësojë që të gjitha vendet e rajonit të jenë në një zë.
Ai përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave, teksa shtoi më tej se Serbia ka kontribuar me aq sa ka mundur për hapjen e këtij procesi sa më shpejt.
Gjithashtu, Vuçiç kujtoi dhe takimin e parë me kryeministrin Edi Rama ku tha se marrëdhëniet kanë ndryshuar dhe tani takimet e tyre janë miqësore.
“Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave për në BE të Shqipërisë dhe MV, dua ti përgëzoj. Aq sa mundi dhe Serbia ndihmoi për për hapjen e negiociatave. Ecuria që kemi arritur deri tani nuk është e vogël. Korridoret e gjelbra për transportin e produkteve ushqimore shkurtojnë orët në 15 minuta të transportit. Lëvizja me dokument të identitetit është kurë kyç për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona midis tre vendeve janë në maksimumin e historisë (Shqipëria, Serbia, MV)”
Me Turqinë, ndonëse nuk jeni miq më duket sikur ne jemi kaq shumë të lidhur dhe kemi nevojë të ndërsjelltë për njëri tjetrin. Kjo tregohet nga shpeshtësia e takimeve tona dhe pavarësisht faktit se disa nuk janë ende pjesë e nismës e Ballkanit të Hapur dhe ndoshta disa të tjerë nuk do të jenë në do të zhvillojmë bashkëpunimin më të suksesshëm .
Më kujtohet takimi parë pas 70 vjetësh, pas takimit të Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Edi Rama ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme politike dhe diplomatike. Ndërkohë, sot këto janë takime miqësore. Ka më hsumë vizita të turistëve nga Serbian ë Shqipëri dhe anasjelltas”, tha Vuçiç.
