Mesazh i Kryetarit PLL z.Shpëtim Axhami dhënë me rastin shpalljes së Mbretërisë Shqiptare.
Të nderuar shqiptarë zonja e zotërinjë kudo ku jeni, të nderuar zogistë-legalistë.
Në ketë ditë të shenuar të shpalljes së Mbreterisë Shqiptare ju uroj, shendet qetësi dhe lumturi familjare.
Me 1 shtator të vitit 1928, Asambleja Kombetare shpalli Shqiperinë Mbreteri Parlamentare Demokratike të Trashigueshme dhe Ahmet Zogun Mbret të shqiptarëve-NMT ZOG I Mbret i Shqiptareve.
Ky akt historik kombetar, ishte jetik për shtetformimin tone, gjë e cila u bë realitet për 11-vjet Mbreteri Shqiptare.
Kjo periudhë me të drejte sot nga historianë, analiste, studiues, diplomate dhe politikane njihet si periudha e krijimit të shtetit të parë modern shqiptare.
Kjo periudhe, që pas shpalljes së pavaresise e deri sot, eshte periudha ku Shqiperia dhe shqiptaret paten stabilitet, rend dhe qetesi, zhvillim ekonomik e mbi të gjitha dinjitet kombetare.
Eshtë kjo krenari kombetare dhe kjo vlere e patjetersueshme e cila bën që, sot, ne legalistet të pohojme se kishim dhe kemi të drejten tone ideologjike dhe programore, se Shqipëria duhet të ketë një sistem qeverisës mbretëror.
Nese dje, shpallja e mbreterisë ishte nevoje jetike për shtetformim, sot më teper se kurre në këtë situate pa stabilitet politik, ekonomik dhe social, kthimi i mbreterise del si domodoshmeri dhe alternative e vetme për zhvillim dhe kthim shprese.
Legalitetit I vitit 1924, ai i 1943 dhe në vazhdimesi deri më sot ngelet fanatik i kerkesave programore për një bashkim kombetare nën kuroren mbretërore.
Sot në keto momente te trishta për Shqiperine, të sakatuar nga diktatura komuniste dhe të zhvatur nga politika postkomuniste pluraliste, del e domosdoshme bashkimi i vlerave njerezore rreth programit të PLL, si nje force politike e djathte e cila vë mbi të gjitha interesin kombetare nën moton e Mbretit Zog. “Atdheu mbi te gjitha”.
Filozofia zogiste, nacionaliste patriotike si filozofi me baza te shendosha të djathta, duhet që sot të jete promotore e ndryshimit të madh për t’i dhënë fund kesaj lloj qeverisje e cila ka shkaktuar nivel të ulet ekonomik, vuajtje e deri tek shitje të interesave kombetare.
Perfaqesimi me identitet dhe dinjitet i së djathtes, shtresave që ajo perfaqeson,
i pronarëve të ligjshem, të persekutuareve dhe të perndjekurve, nacionalisteve legalisteve, ballisteve, i atyre qe u përballen kohe pas kohe e vit pas viti me komunizmin dhe diktaturën e shkaktuar prej tij, do bej që shume shpejt të kemi jo një rotacion të thjeshte, por një rotacion për ndryshime thelbesore në të mire të Shqiperise dhe shqiptareve.
Ky perfaqesim i djathte do bejë që brenda 100 vjetorit te shpalljes se mbreterise me 2028, të mundësojmë që alternativa e rikthimit te Mbreterise te behet realitet.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”
Zoti e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Faleminderit!
Total 2 Votes
1
1