IKMT mësyn në ‘Prestige Resort’
Drejtori i News 24, Robert Rakipllari e ka quajtur një sulm të pastër politik ndaj pavarësisë së medias, aksionin e IKMT-së mëngjesin e sotëm në Prestige Resort.
Duke komentuar pamjet e shëmtuara kur në resortin e mbushur me turistë fadromat prishin pishinat e hotelit, Rakipllari tha se asnjë pushtet nuk e fiton dot betejën me mediat.
Çfarë komenti keni për këtë që po ndodh?
Këto pamje të shëmtuara janë kulmi i një fushate që shteti ka ndërmarrë ndaj bizneseve të Hysenbelliu group, biznese që garantojnë lirinë e mediave Neës 24, Balkanëeb, Panorama. Është një fushatë shumë agresive që është drejtuar nga kryeministri Rama. Të gjithë drejtuesit e institucioneve janë urdhëruar të godasin këto media. Unë kam rreth 20 vite gazetar, këto pamje janë të njëjta me ato që Berisha i parë i bëri gazetës Koha Jonë dhe e dimë çfarë ndodhi më tej. Kjo nuk është një përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë. Nuk çohet një njoftim, apo një shkresë. Kryeministri ka qenë aty dhe ka dhënë një leje. Një shtet normal bën disa procedura, jep një afat. Kjo nuk ndodh duke tmerruar turistët.
Ne kemi parë një dokument që restorti është firmosur nga kryeministri Rama, ka pasur vizita të tij. Është promovuar edhe jashtë Shqipërisë…
Unë kam qenë në resort kur grupi i PS-së ka pasur disa takime pune. Është nga resortet model në të gjithë Shqipërinë. Ky është kulmi. Fadromat në pikë të mëngjesit në një hotel me turistë, është kulmi i një fushate të egër. Unë jam dëshmitar i një fushate të egër për të goditur bizneset që garantojnë pavarësinë dhe lirinë mediatike tonën. Ai biznes garanton lirinë dhe pavarësinë e Neës 24. Ky është një skandal i madh. i bëj thirrje ambasadës së SHBA, BE dhe OSBE që ky është një sulm i qartë politik që bëhet ditën për diell kundër një biznesi që garanton lirinë tonë. Janë edhe sulmet nga Tatimet, Doganat, ka patrulla 24 orëshe që bëjnë presion.
Mendoni se do të vazhdojë ky sulm?
Asnjë pushtet nuk e fiton dot betejën me fjalën e lirë.

