Rama kritikon BE: Kur ishte lufta për vaksinat, Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që po mbahet në Slloveni, nuk i kurseu kritikat e tij nga Bashkimit Europian, duke thënë se kërkojnë që Ballkani të jetë me ta, por në kohë të vështira nuk bëjnë atë që pritet.

Ai iu referua periudhës së pandemisë, kur tha se edhe pse vaksinat shpërndaheshin në të gjitha vendet e tjera, në Shqipëri nuk sollën as për mjekët dhe infermierët, e për pasojë Rama tha se Serbia iu drejtua për ndihmë Rusisë dhe Kinës, ndërsa vendi jonë u ndihmua nga Turqia.

Rama tha se nëse nuk do të ishim ndihmuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në vendin tonë mund të kishte pasur më tepër fataliteti si pasojë e Covid. Ai shtoi më tej se shpresoj që Europa të mos e përsërisë më këtë sjellje, dhe të ketë nxjerrë mësime.

“Ne s’jemi BE, por jemi E! Jemi të rrethuar nga kufijtë e BE, be me aq sa di unë, dhe nuk është se jam shumë i ditur përgjithësisht se jam artist, sepse frymëzimi ushqehet nga padija mendoj, kështu që them se be është realiteti i parë gjeografik me një kufij të jashtëm dhe të brendshëm, brenda kufirit të brendshëm është E, jo B, pra jemi ne.

Të gjithë e dinë që jemi kështu, por në të njëjtën kohë kur kemi probleme mbetemi më vete, shpresoj kjo të ndryshojë. Shpresoj dhe dëshiroj që BE të jetë shumë më i hapur, të krijojë hapësirë më gjithëpërfshirëse kur vjen fjala për dramat, ata nuk mund ta bëjnë dot më… ajo çfarë bënë gjatë pandemisë, vaksinat shpërndaheshin kudo, dhe nuk thanë as merrni disa vaksina për infermierët tanë.

Në çdo fjalim ju thoni le të ndihmojë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje nga të tretë, por për vaksinat Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë, po të mos ishte Erdogan do kishim më shumë fatalitete ky është realiteti, shpresoj që Europa të nxjerrë mësimet e veta”, tha Rama.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?