Kina rrethon Tajvanin me avionë dhe anije luftarake
Autoritetet në Tajvan thotë se kanë identifikuar 23 avionë kinezë dhe 8 anije luftarake të ushtrisë kineze gjatë orëve të fundit.
Shtatë avionë luftarakë raportohet se kanë shkelur zonën e ngushticës, që konsiderohet edhe si një barrierë mes dy vendeve.
Zhvillimet vijnë vetëm pak orë pasi në ngushticën e Tajvanit u raportua se kanë kaluar dy luftëanije amerikane.
Sipas autoriteteve të mbrojtjes në Tajvan, Kina vijon të zhvillojë stërvitje ushtarake shumë pranë ishullit të pavarur.
Total 2 Votes
0
2
