Politike

Rama me kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetësi më i zëshëm për integrimin e vendit tonë në BE

KAON

Kryeministri Edi Rama pas takimit që zhvilloi sot me homologun e tij të Luksemburgut, Xavier Bettel, u ndal në një konferencë për mediat.

Ai falënderoi publikisht kryeministrin për mbështetjen e tij dhe të shtetit që përfaqëson sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE.

“shtë një kënaqësi e veçantë të mirëpres sot me kolegët, kryeministrin e Luksemburgut, mik i çmuar. Mik i çmuar jo sepse fjalët e bukura duhen thënë pasi kërkon politesa e rastit, por Luksemburgu dhe kryeministri kanë qenë mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim. E falënderova përsëri dhe dua ta falënderoj publikisht për faktin se në të gjitha instancat, kryeministri ka qenë avokat i ynë kur nuk kemi qenë të pranishëm. Më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë të historisë tonë me Luksemburgut, 100 vjet nga njohja që ky shtet i bëri Shqipërisë. Kemi folur për vijimësinë në BE, dhe kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bileterale.”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?