“Qeshja e syrit”- Poezi nga Feti Zeneli
Derrat
Kujtesë është e gjithë jeta,
Përvojë, veprim dhe pasion,
Gjurmë gabimesh e vërteta,
Sheh gjithëkund nga vjen e shkon.
Jeta vetë më ka treguar,
Me dërrat të mos zihem kurrë,
Askush me ta nuk ka fituar,
Qoftë dhe m’i ndershmi burrë.
Të bëjnë pis, me bajg’ e llucë,
Kjo gjë atyre ju pëlqen,
Në sy derrash je veç derrkuc,
Dhe pse nga stallë e tyre s’vjen.
QESHJA E SYRIT
Nga sytë e ngrohtë gjithë jeta ka dritë
Dhe fjalët digjen në zjarr të dashurisë.
Bota zvogëlohet, bëhet sa dy sytë
Kur koha humbet sinorët e largësisë.
Lot malli u rrjedhin trëndafilave
Si gjithë luleve erëmira.
Urimet përflaken prej dëshirave,
Varen – shelgje përqafimesh të dlira.
Pastaj ëndrrave e tresin vështrimin,
Fytyrës sikur i rrjedh një ujvarë,
Sytë që s’duan të njohin trishtimin
Me dritën e diellit janë prore në garë.
Gënjeshtra dhe e vërteta
Gënjeshtra dhe e vërteta,
Vihen shpesh ballë për ballë,
Secila armët e veta,
Njera – shenjt e tjetra – djall.
E vërteta sypatrembur,
Nuk njeh hile apo dredhi,
Mjaft bujare e shpirtdhembur,
Me gënjeshtrën s’bënë ujdi.
Ndonjëherë gënjeshtra vet,
Për t’u bërë dyfish e ligë,
Shfaqet gjysëm e vërtetë,
Maskohet porsi një shtrigë…
Mjaft i njohur dylyftimi,
I vesit me ndershmërinë,
Ku humbet, vritet besimi,
Së bashku me miqësinë
