Mediu : Siguria kombëtare e kërcënuar!
I ftuar në studion e News24, Fatmir Mediu foli sigurinë kombëtare në vend, për të cilën tha situate është shumë e komplikuar dhe se sipas tij duhet të ngrihet një Agjenci për çështjet e sigurisë.
Agjentë të spiunazhit rus në Shqipëri?
Mediu -Gjeja më e keqe që mund të ndodhë është neglizhenca. A ka kërcënim siguria jonë kombëtare? Patjetër që po. Jo vetëm nga këto ngjarje, pro edhe me zhvillimet në Ukrainë, në veri të Kosovës, problemet që kanë në Bosnjë dhe Hercegovinë , si edhe situate e përplasjeve në veri të Kosovës dhe ndërhyrja e Rusisë duke mbështetur Serbinë, të çojnë të mendosh se këtu ka diçka të lidhur. Për herë të parë në 2007, Putin ka dalë hapur kundër NATO-s. Ka vite që çdo veprim që merr qeveria e Serbisë , ka një marrëdhënie shumë të rëndësishme me Rusinë. Duke e quajtur atë kundërshtare. Ne kemi pasur një zhvillim që ishte një tendencë për të rekrutuar personelit të lartë të FA për ta bërë pjesë në Rusisë, ne në atë kohë ndërhymë. Veprimtaria e Rusisë në rajonin e Ballkanit ka krijuar gjithmonë tension dhe konflikte. Ajo që vë re është se ne flasim në mënyrë personale, por nuk kemi një institucion për të ndjekur dhe shmangur të gjitha këto probleme. Këshilli i Sigurisë ka qenë një debat ndërmjet kryetarit të shtetit dhe kryeministrit. Por nëse flasim për sigurinë kombëtare kërkohet një analizë e të gjitha informacioneve. Çështja e sigurisë nuk është vetëm çështje e spiunazhit, por edhe ekonomike, siç ishte edhe sulmi që iu bë e-Albania.
Shqipëria mund të përdorët të sulmuar një vend të rajonit?
Sulmi në uzinën e armëve?
Mediu: Ka një pjesë të popullsisë ukrainase me origjinë rusë. Kur flasim për ngjarje të tilla analiza duhet të arrijë tek e vërteta. Të shpresojmë se është një ngjarje spontane. Të shkosh në Gramsh për tri ditë të tregosh se ke njohuri për ndërtimet ushtarake është pak e çuditshme dhe mund të japë një orientim tjetër