Bota

Kërcim në mënyrë intime dhe puthje në qafë, u fotografua në një festë me kryeministren e Finlandës

KAON

Videot e festës pjesë e së cilës ishte edhe kryeministrja e Finlandës, u bënë virale, ndërsa në një nga to, duket kryeministrja në një kërcim shumë intim, gjatë të cilit pati edhe puthej në qafë me yllin e muzikës Rock Olavi Uusivirta.

28-vjeçari ka reaguar, duke shpjeguar se marrëdhënia mes tij dhe kryeministres  Sanna Marin, 36 vjeçare, është thjeshtë miqësore.

“Asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur mes nesh”, u shpreh ai

 

 

Pamjet që u shfaqën të premten treguan dyshen duke kërcyer në orën 4 të mëngjesit në një klub nate të Helsinkit, vetëm pak larg ndërtesës së Parlamentit të vendit.
Videoja shfaqte zonjën Marin, e cila është e martuar Markus Raikkonen, duke mbështjellë krahët rreth këngëtarit.

Dëshmitarët i thanë mediave finlandeze se ajo kërceu me dy burra të tjerë në mënyrë të ngjashme dhe u ul në prehrin e dy të tjerëve gjatë natës.

Por kantautori finlandez Uusivirta, i cili u divorcua nga gruaja e tij vitin e kaluar, hodhi poshtë çdo dyshim se ai ishte në një lidhje me udhëheqësen e Finlandës.

“Ka pasur spekulime në publik për cilësinë e marrëdhënies mes meje dhe kryeministres Sanna Marin. Dorën në zemër mund të them se: Ne jemi miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur. Nuk do të komentoj më publikisht për këtë çështje. Kalofshi mirë”, shkroi 28-vjeçari.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?