Aktualitet

“Të dyshuar për SPIUNAZH”, reagon Rama dhe thumbon Partinë e Lirisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Uzinën ushtarake të Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainase tentuan të hynin brenda godinës duke u përleshur dhe plagosur dy ushtarë shqiptarë.

“Krenari për ushtarët”, thotë Rama teksa i uron atyre shërim të shpejtë.

Kryeministri thumbon edhe Partinë e Lirisë, që reagoi menjëherë pas publikimit të lajmit, duke kërkuar që Rama dhe Peleshi “të ndërpresin pushimet dhe të informojnë shqiptarët”.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!

Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?