Dhunuan policin në derën e shtëpisë, arrestohen tre “të fortët” e Peshkopisë

Aktualitet

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë, pasi ditën e djeshme pas një konflikti goditën një efektiv policie.

Sipas informacionit të policisë mësohet se në pranga kanë rëndë D.S., 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç, banues në Peshkopi.

Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin M. K., 64 vjeç ( punonjës policie), i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij.

Polici, M. K., në kushtet  e vetëmbrojtjes, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?