Aktualitet

Prej muajsh pa energji elektrike, 48-vjeçari vetëvaret në banesën e tij.

KAON

 

Në varfëri ekstreme dhe prej muajsh pa energji elektrike, 48-vjeçari vetëvaret në banesën e tij.

Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Rrajcë, lagjia Krastë, të Librazhdit.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Fatos Çollaku është vetëvarur në një pemë pranë banesës së tij. Ata thonë se gjendja e rënduar ekonomike mund ta ketë shtyrë 48-vjeçarin drejt vetëvrasjes.

Prej kohësh ai jetonte me motrën në një banesë thuajse të rrënuar, në varfëri ekstreme, dhe prej disa muajsh i kishin shkëputur edhe energjinë elektrike për shkak të mospagesave.

“Trupi i tij gjendet në morgun e Elbasanit, ku akoma nuk është paraqitur mjeku ligjor për ekspertizën ligjore për të përcaktuar shkaqet”, bën me dije Librazhdi News.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?