SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrime

Si duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë?

NGA SKËNDER SADRI KAPITI

Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të jetë alternativë politike e Djathtë; tradicionale: si trashëguese e vlerave patriotike dhe nacionaliste, duhet të jetë moderne dhe  demokratike, duhet të jetë e lirë, e hapur dhe  transparente në zhvillim e përsosje të pandërprerë në luftë kundër autokracisë, krimit, korrupsionit dhe tradhtisë publike. Dhe tjetra si kryesore është ajo se: PD duhet të jetë partnere besnike ndaj SHBA-ve.

Një Parti Demokratike e tillë plotëson kriteret dhe do e meritonte besimin publik e ndërkombëtar, e cila do të vinte në pushtet për ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku i rëndë i tranzicionit ku e ka zhytur politika e vjetër shqiptare. Ish-kryetari Basha pati dhe ka besimin qytetar dhe atë ndërkombëtar për një reformim të PD-së, pasi ai ka përkushtimin dhe vizionin për ngritjen e vënien në funksionim të PD-së si të tillë, e cila do t’i shërbente edhe shërimit të politikës shqiptare në përgjithësi nga sëmundjet e korrupsionit, padrejtësive, papërgjegjshmërisë, krimit dhe hajnisë politike.

Ishte Lulzim Basha, te i cili ishin ruajtur e janë kultivuar tradita, edukata familjare e patriotike, dhe kjo e gërshetuar me shkollimin, arsimimin dhe me kulturën perëndimore, si i tillë ishte ai, që pati dhe ka vizionin për t’u ndarë nga Shqipëria realisht si nga ish-komunizmi ashtu edhe nga tranzicioni i vazhdimësisë korruptive neokomuniste. Ishte Lulzim Basha që pati si platformë si dekomunistizimin ashtu edhe dekriminalizimin e politikës dhe të demokracisë shqiptare të cilat janë mjerisht fatkeqësitë më të mëdha që akoma po i ndjekin shqiptarët, janë këto fantazma, gjë të cilën edhe politika amerikane e mbështesin Bashën, e madje deri sa edhe e kanë deklaruar se shqiptarët duhet të ndahen nga fantazmat e së shkuarës dhe nga korrupsioni i politikës së vjetër. Për ditë e më shumë koha po i jep të drejtë vazhdimit të misionit e vizionit të Bashës, detyrimisht ndarjes nga Tranzicioni.

E Djathta, PD-ja, duhet të bëjë një Veting politik, një vetëpastrim prej atyre që nuk janë me të vërtetë të djathtë, por vetëm që kanë spekuluar dhe që e kanë vetëm shfrytëzuar të Djathtën. Duhet një Veting dhe pastrim edhe prej atyre të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri; duhet Veting përjashtues të atyre të shpallur “non grata” nga SHBA  dhe prej mbështetësve të tyre, pra: duhen bërë dhe duhen vazhduar ato reforma që i filloi  Lulzim Basha.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?