Meta: S’më kërcet fare për lajme me regji

Aktualitet Intervista Politike

Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta, interviste per MCN-TV

 

Pyetje: Në disa media janë ngritur akuza se ka njerëz të afërt me ju, që janë nën hetim nga SPAK. Mund të kem një koment?

Meta: Nuk kam asnjë koment për lajmet që prodhon regjimi i Edi Ramës. Kam vetëm një siguri për të gjithë, që lidershipi i Ilir Metës është i vendosur në rrëzimin e këtij regjimi kriminal, mashtrues, shantazhues, vrasës, falsifikues, grabitës dhe vjedhjes i paparë i qytetarëve shqiptarë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe i implikuar dhe në afera të rënda që trafikojnë interesat kombëtare dhe sovrane të qytetarëve shqiptarë. Sa i takon Ramaformës, e kam shprehur me kohë, ajo është fakti që flet vet pse jemi në këtë situatë, ku afera e inceneratorëve në vend të ndërpritej dhe të shkonin para drejtësisë, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe të gjithë ministrat e tjerë që kanë shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme, në mënyrë të vetëdijshme, vazhdojnë lekët e inceneratorëve paguajnë edhe media që shpërndajnë edhe lajme të tilla, për të cilat Ilir Metës nuk i kërcet fare, në kuptimin më të mirë dhe më të drejtë të kësaj fjale. Beteja është ballore, nuk është me lajme as me stekadente, është beteja e të vërtetave dhe të vërtetat kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë me Ilir Metën përpara një regjimi mashtrues, të paskrupullt, që ka 10 vjet që ka treguar që është i aftë vetëm të degradojë vetë dhe të dëmtojë rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Në fakt ne presim një takim mes jush dhe zotit Berisha, e patët një në Baku, por nuk keni diskutuar për…kam pasur dhe një komunikim me zotin Berisha dhe tha që nuk keni diskutuar.

Ilir Meta: (Qesh) Nuk kemi diskutuar sepse kemi qenë në të tjera pozicione. E rëndësishme është që ne kemi në fokus shpalljen e menjëhershme non-grata të këtij regjimi, të rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe të ndalim këtë hemorragji te frikshme.

Pyetje: Do të ketë një bllok opozitar apo se cila do të bëjë luftën e saj përballë qeverisë?

Ilir Meta: Secila do të bëjë më të mirën e saj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?