“Shqipëria është në një drejtim të gabuar, por nuk do të jetë më kështu”

Politike

Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë që e ka nisur duke hequr xhaketën dhe kollaren. “Koha për të përveshur mëngët”, nisi Meta fjalën e tij.

Ai theksoi më tej se Shqipëria është në një drejtim të gabuar dhe shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu duke u fokusuar te shpopullimi si një dramë dhe armik të së ardhmes së vendit.

“Pas vendimit historik për krijimin e Partinë e Lirisë kisha kënaqësinë dhe kam kënaqësinë që një nga takimet e para ta zhvilloj me ju si përfaqësues të studentëve dhe gjimnazistëve të qytetit.
Shqipëria është në një drejtim të gabuar dhe shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu, prandaj e kemi sot edhe partinë e Lirisë si Parti të shpresës, të rinisë, si një parti kundër shpopullimit, dramës jo vetëm më të madhe që po përjeton çdo familje shqiptare, por njëkohësisht dhe kundër armikut më të madh të së ardhmes së Shqipërisë dhe interesave kombëtare. Që Shqipëria është në drejtimin e gabuar nuk është një retorikë dashakeqe, është një e vërtetë thellësisht shqetësuese dhe ulëritëse që e tregojnë të gjitha faktet”, tha Meta.

Ish- presidenti shtoi se largimi i të rinjve nga vendi, është një politikë e qëllimshme. Ish- presidenti deklaroi se nëse kjo do të vijojë me të njëjtin ritëm, popullsia e Shqipërisë do të përgjysmohet, dhe se kjo do të thotë një tretje e historisë, traditës dhe kombit tonë

 

 

“Largimi i shqiptarëve është një e vërtetë ulëritëse dhe e qëllimshme.

Jeni gjimnazistë dhe studentë, 79 përqind e studentëve shqiptarë duan të ikin nga vendi. Studiojnë këtu e duan të largohen, 59 përqind  e maturantëve planifikojnë të largohen nga vendi dhe një nga dramat më të mëdha 95 përqind e atyre që kanë studiuar jashtë vendit nuk duan të kthehen.

Dihet që shumica e atyre që largohen, 78 përqind e aplikantëve për azil janë nën moshën 34 vjeç, mosha më krijuese, më me ëndrra, më aktive largohet nga vendi.

Pse janë gjërat në një drejtim kaq të gabuar që duhet të marrim një kthesë të fortë që do ta marrim sesbën së bashku, me të rinjtë dhe prindërit e tyre që vuajnë dramën e vetmisë, sepse nëse vazhdohet kështu, OKB deklaron që në disa dekada Shqipëria do të përgjysmohet. Një tretje e historisë, traditës kombit tonë. Është një detyrë patriotike të bëjmë një kthesë të madhe, të japim prespektive dhe shpresë.

Ky do të jetë prioriteti ynë më i rëndësishëm, duke i bërë pjesë të vendimmarrjes sepse politikat përjashtuese e denigruese ndaj të rinjve kanë sjellë atë cënim të dinjitetit dhe respektimit të personalitetit të tyre, të kthehet në revoltë për të gjetur veten, për fat të keq jashtë vendit.

Pamundësia për vende të reja e të mirëpaguara pune, pasiguria për të ardhmen i shtyn të rinjtë të largohen.

Do t’ju ftoja të gjithëve të japim një ritëm tjetër përfshirjes së rinisë jo vetëm në Partisë së Lirisë por në jetën politike në tërësi, sepse ka një mungesë vëmendjeje për tu dhënë të rinjve mundësi.

Nuk mund tu vesh të rinjve barriera, duhet edhe të investosh që të rritet potenciali i tyre.

Ndërkohë kjo qeveri ul investimet për arsimin, ndërsa rrit atë për inceneratorët, se prioritet është korrupsioni. Ndërsa rinia nuk ka nevojë kjo lloj qeverisje. Qëllimi i PL nuk është thjeshtë pushteti, por referendumi”, u shpreh ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?