“Kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik”

Aktualitet

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë për ish- efektivin e RENEA-s Remal Rada dhe shtetasin Elton Hithi të arrestuar në të njejtën kohë.

Gjykata vendosi që për dy të pandehurit të vendoset masa arrest me burg.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se Hithi ka një alibi. Ai ka kërkuar masë me afat duke pretenduar se e ka telefonuar një person i panjohur në emër të një të njohurit të tij në Angli, dhe i ka thënë “kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik”.

Hithi pretendon se ka shkuar për korrektësi me shokun në Angli dhe e ka filmuar me telefon takimin.

 

 

Pasi ka shkuar me Radën e ka marrë pakon dhe e ka vënë në makinë. Pak metra më poshtë i ka ndalur policia. Hithi pretendon se i ka në telefon edhe videon edhe kontaktet e personint që e ka telefonuar.

Një ditë më parë dy të arrestuarit kanë refuzuar të japin mostër ADN-je.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?