Më 13 korrik 2022, nisi Shkolla Politike Verore “Idetë e Djathta dhe Konservatore për Shqipërinë”, organizuar nga ACGG (Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë) me mbështetjen e Fondacionit Britanik WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien). Mbi 20 të rinj e të reja që marrin pjesë, nuk janë thjeshtë audienca e një programi intensiv trajnimi, por një klub mendimi dhe ekip drejtuesish politikë që i duhen Shqipërisë nesër! Faleminderit secilit prej tyre dhe në veçanti, Drejtorit të WEF, z. Sokol Haxhiu, Drejtorit të KAS, Dr. Tobias Rüttershoff, lektorëve dhe miqve tanë; Adri Nurellari, Arta Sakja, Edlira Gjoni, Fitim Zekthi, Altin Gjeta, Ethem Fezollari etj!
Dita e dytë e Shkollës Politike Verore: Idetë e Djathta dhe Konservatore për Shqipërinë, (më 14 korrik 2022, kompleksi turistik Lyhnidas në Pogradec), nisi me eksperten e njohur të komunikimit, lideren NGL e McCain Institute për Shqipërinë, bashkëpunëtoren e vyer të ACGG/KAS, znj. Edlira Gjoni. Pas marrjes së disa njohurive teorike për format bashkëkohore të komunikimit politik në publik “zysh” Edlira vë në provën e ushtrimeve praktike grupin e politikanëve të rinj..
Znj.Arta Sakja duke u bazuar në eksperiencen e saj 30 vjeçare të angazhimit me PD dhe pervojën si pedagoge e shkencave politike, shtjelloi mundësitë dhe hapsirat që kanë të rinjtë sot për zhvillimin e karrieres së tyre tek e djathta..
Politologu Altin Gjeta, solli si kontribut eksperiencën e Partise Konservatore Britanik, duke shtjelluar filozofinë e lidershipit britanik në politikën e qendrës së djathtë..
Faleminderit WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien) për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm, që zhvillohet në koordinim me ACGG!
Ditën e tretë të Shkollës Politike Verore: Idetë e djathta për Shqipërinë, organizuar nga ACGG Albanian Center for Good Governance, me mbështetjen e fondacionit britanik WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe në bashkëpunim me KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien) u paraqit një tablo e organizimit të së djathtës europiane dhe asaj konservatore si dhe marrëdhëniet e disa prej partive dhe organizatave të djathta shqiptare me këto institucione; EPP (Euroean People’s Party), ECR (European Conservatives and Reformists), IDU (International Democratic Union)..

Mësimet nga e kaluara i solli përmes përshtypjeve dhe kujtimeve të tij z. Ethem Fezollari, Kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-te përndjekurve politikë. Ai tregoi kalvarin e vuajtjeve në diktaturë dhe se si në vitin 1975 u arratis bashkë me 15 anëtarë të tjerë të familjes përmes liqenit të Pogradecit me një varkë të vogēl të improvizuar me mushama..
Në vijim pjesmarrësit paraqitën disa Ese mbi këndvështrimin e tyre rreth vlerave të së djathtës dhe konservatorizmit në politikën shqiptare.