Si kryetare isha në kafaz, Meta është shtetari më i mirë që ka patur Shqipëria
Në përfundim të Konventës të LSI, e cila u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve, Monika Kryemadhi u shpreh se data e sotme ishte një moment i shumëpritur nga LSI.
Ajo tha se tani pas dorëheqjes nga posti i kryetares, ndihet më e lirë, ndërsa për bashkëshortin Ilir Meta u shpreh se është një politkanët më të përgjegjshëm i cili nuk bën lëvizje të gabuara, duke e cilësuar si një nga shtetarët më të mirë që ka patur Shqipëria.
Kryemadhi: Siç ka emrin të lirë, ajo që është e qartë, është se shqiptarëve u mungon liria. Ju gazetarët interoheni, futeni në riedukim. Mendoj se data e sotme është një moment i shumëpritur nga LSI, me pak vonesë. Kjo i sjell më shumë vlera partisë, ka nevojë për njerëz të rinj, akademikë. Meta është një nga politikanët më të përgjegjëshëm dhe asnjëherë nuk bën lëvizje të gabuara. Rikthehet ai që e rikthemeloi pas atyre gabimeve që bëri LSI pas djegies së mandateve.
Meta është një shans për ata që duan t’i bashkohen partisë. Fjala që kanë më shumë nevoje shqiptarët është liria. Rikthimi Monikës jashtë protokollit do ta bëjë ashtu siç ka qenë, e lirë. Si kryetare isha në një kafaz, që ishte shumë i bukur nga jashtë, por i vështirë. Pengu im i vetëm ka qenë që nuk e dëgjova Ilir Metën për djegien e mandateve, ishte emocioni që unë doja të merrja vendim e vetme edhe si një grua.
Pyetje: A do të jetë opozita më e fortë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, në krahasim me dyshen Kryemadhi Basha?
Kryemadhi: Molla e kalbur prish gjithë arkën, është një mollë që e kalbi të gjithë opozitarizmin, nuk duhet të merremi më me të.
