Negociatat me BE-në, Rama shkarkon Zef Mazin, ja kush emërohet
Kjo e hënë ka nisur me strukturim të kabinetit qeveritar, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në qeveri.
Rama ka shkarkuar nga detyra Zef Mazin teksa ka emëruar kryenegociatore dhe ministre shteti pranë kryeministrit Majlinda Dhukën.
“Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.
Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit” njofton Rama.
Majlinda Dhuka është juriste me një eksperiencë rreth 20 vjeçare në sektorin publik dhe në angazhimin si lektore në universitete. Ekspertiza e saj fokusohet në çështjet e zhvillimit dhe rritjes, planifikimit dhe menaxhimit strategjik, projektet, financimet, investimet etj.
Ajo më herët ja mbajtur dhe postin si drejtorja për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri.
