Protestat e dhunshme në Shkup, 47 policë të lënduar

Rajoni

Një ditë pas protestave të dhunshme para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në ndërtesën e MPJ-së shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar.

Protestat e djeshme të VMRO-së kundër propozimit të ri francez eskaluan kur protestuesit arritën pranë Kuvendit, ku nga përballja mes protestuesve dhe policisë mbetën të lënduar 47 policë, dy prej të cilëve në gjendej më të rëndë.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?