Pite e shpejtë me kunguj
Recete nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr kunguj
2 qepë të njoma
4 vezë
100 ml vaj ulliri
200 gr kos
300 gr miell 00
200 gr djathë i bardhë
1 zarf pluhur pjekës
Nenexhik/kopër/majdanoz
Pak kripë
Përgatitja
Grijmë kungujt në rende dhe i lëmë të kullojnë. Qepët e njoma i grijmë imët, bashkë me erëzat. Në një tas trazojmë vezët me kosin dhe vajin. Shtojmë kungujt me erëzat e grira dhe qepën, kripën, gjysmën e djathit, miellin bashkë me pluhurin pjekës dhe i trazojmë.
Tavën e lyejmë me vaj ulliri dhe hedhim pak miell. Shtrojmë masën e përgatitur dhe e pjekim për 40 minuta në 200 gradë.
Total 0 Votes
0
0