100 mln euro për De Ligt, Chelsea me ofertë të re

Sport

Një kontakt i ri i drejtpërdrejtë mes Juventusit dhe Chelseat pritet në ditët në vijim për të folur për Matthijs de Ligt. Britanikët janë gati të formulojnë një ofertë për një total prej 100 milionë eurosh, duke llogaritur si pjesë shkëmbimi Pulisic, i cili ka miratimin e Allegrit.

Kjo marrëveshje mund të ndodhë vetëm nëse Zonja e Vjetër është gati të heqë dorë nga xhevahiri holandez. Kjo vështirë të ndodhë, pasi me largimin e Chiellinit, De Ligt shihet si lideri i mbrojtjes bardhezi, me Juventusin që kërkon të rikthehet sërish në majë pas dy vitesh pa fituar titull, duke vuajtur edhe për të siguruar vendin e katërt në Serie A.

Gjithsesi, nëse Juventus kërkon të marrë Zaniolon, duhet bërë një sakrificë e tillë, duke derdhur në arkën e Romës 50-60 milionë euro dhe me 40 të tjera për të marrë një mbrojtës, ndoshta jo në kalibrin e De Ligt, por që t’i japë siguri trajnerit. Opsionet janë në tavolinë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Juventusit do të rrezikojnë në këtë formë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?