Deputetët e PD kërkojnë heqjen e imunitetit për ministren Xhaçka, Alibeaj: I kemi dorëzuar të gjitha provat

Politike

Këshilli i Mandateve është mbledhur për kërkesën e deputetëve të PD për heqjen e imunitetit ministres së Jashtme dhe deputetes së PS Olta Xhaçka.

Në këtë mbledhje po shqyrtohet mocioni i 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ishte kryetarja e Komisionit, Lindita Nikolli ajo që hapi mbledhjen, ndërsa lexoi edhe rregulloren. Ndërkohë, nga ana e opozitës ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Aliebaj ai që theksoi se kërkesa është nënshkruar nga 14 deputetë.

“Nja 1/10 e deputetëve të parlamentit është kërkuar pavlefshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Kërkesa është e nënshkruar nga 14 deputetë. Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur dhe faktet dhe provat përkatëse, vendimet e Komisionit të Investimeve strategjike, dhënien e statusit të investitorit strategjik të shoqërisë që ka lidhje me znj. Xhaçka. Ekstratet nga institucionet që përcaktojnë kush është administratori i shoqërive përkatëse. Kërkesa i ka të gjithë elementët. Janë përcaktuar qartësisht dispozitat ligjore, shkelja e tyre, analiza e fakteve dhe pjesa e provave. Sa i përket shtjellimit të përmbajtjes, do ta bëjë z. Korreshi.”, tha Alibeaj.

 

 

 

Në diskutimet që janë duke u bërë në mbledhjen e Këshillit të Mandeteve, deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka kërkuar më shumë kohë që deputetët të njihen me kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Fillimisht fjalën e mori deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i cili tha se nga 1/10 e deputetëve të parlamentit është kërkuar pavlefshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Kërkesa është e nënshkruar nga 14 deputetë. Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur dhe faktet dhe provat përkatëse, vendimet e Komisionit të Investimeve strategjike, dhënien e statusit të investitorit strategjik të shoqërisë që ka lidhje me znj. Xhaçka. Ekstratet nga institucionet që përcaktojnë kush është administratori i shoqërive përkatëse. Kërkesa i ka të gjithë elementët. Janë përcaktuar qartësisht dispozitat ligjore, shkelja e tyre, analiza e fakteve dhe pjesa e provave. Sa i përket shtjellimit të përmbajtjes, do ta bëjë z. Korreshi”, tha Alibeaj.

Ndërkohë, Bushka bëri me dije se ajo vetë por edhe kolegë të tjerë si Ermonela Felaj kanë qenë jashtë Shqipërie, të angazhuar në konferenca ndërkombëtare kur është bërë kërkesa, ndaj kërkojnë shtyrjen në një tjetër datë të mbledhjes.

 

 

 

“Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimit të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20 kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë në mbledhjen tjetër prezantimin dhe diskutim për këtë çështje, që edhe kolegët ta lexojnë siç duhet”, tha ajo.

Por propozimin e socialistëve, Alibeaj e ka konsideruar si jo serioze duke kërkuar konsensus që në mbledhjen e sotme të paktën të bëhet prezantimi i fakteve nga PD.

“Nuk është se kërkojmë që një çështjes kaq serioze të mund të bjerë në joseriozitet. Mund të jetë dhe e logjikshme kërkesa për t’u njohur me dokumentacionin. Po bëj dhe unë një kërkesë, znj. Xhaçka duhet të ishte këtu. Edhe znj. Xhaçka për hir të procesit të rregullt ligjor, do duhet t’i jepet mundësia, koha për të dhënë shpjegimet e veta. Kërkesa të tilla për ta shtyrë se nuk jemi njohur me dokumentacionin, besoj se ia ulin seriozitetin. Kërkesa jonë është depozituar prej kohësh. Dhe dje i madh e i vogël nuk ka njeri që nuk e ka ndjekur parlamentin, të cilët janë njohur me faktet. Ne mund të gjejmë një zgjidhje të mesme, të tipit jemi mbledhur sot për të respektuar dhe vendimmarrjen tuaj që sot të ecim me prezantimin e kërkesës, ndërsa më pas nëse ju i qëndroni kërkesës për kohë për dokumentacionin mblidhemi në një seancë tjetër. Të ecim me këtë pjesë, të bëhet prezantimi dhe më pas jo vetëm aq, jo vetëm që kolegët duhet të lexojnë, t’i studiojnë dhe të japin fakte të reja, por edhe vetë deputetja Xhaçka të ketë të drejtën që të japë dhe ajo shpjegime para Këshillit. Kjo do ishte serioziteti i veprimtarisë.”, u shpreh Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?