Patate të mbushura

Gatime

Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3 patate të mëdha
100 gr djathë guda
2-3 feta proshutë

2 lugë majonezë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Majadanoz
Kopër

Përgatitja

Patatet i ndajmë në mes dhe i ziejmë derisa të zbuten. Më pas u heqim pjesën e brendshme duke lenë mjaftueshëm te muret që patatja të mos shpërbëhet. Pjesën që hoqëm e shtypim me pirun dhe shtojmë vaj ulliri, majonezë, kripë, piper, majdanoz, kopër, djathin dhe proshutën në copëza te vogla. E trazojmë mirë dhe mbushim patatet. Nga lart vendosim prapë djathë që të shkrijë, dhe i pjekim në furrë në 220 gradë derisa të shkrijë djathi dhe të marrë ngjyrë të artë nga lart.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?