Berisha: Ballkani i Hapur është asgjësim i shtetit të Kosovës

Aktualitet

Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi sot se Ballkani i Hapur është asgjësim i shtetit të Kosovës.

Deklaratën ai e bëri gjatë promovimit të librit “Kurrë mos harro”, gjenocidi serb mbi shqiptarët nga viti 1844 – 1999.

Pjesë nga fjala e Berishës

Ne mblidhemi sot me një ndjenjë turpi të madh. Tirana është sot në raport me atë çka është më anti shqiptare, është një Beograd i vogël. Shumë nga ju keni lexuar histori. Tirana e sotme është Tirana e 1945. Kurrë ndonjëherë atë që kanë bërë aradhat partizane shqiptarë në Kosovë nuk do të mund ta bënin aradhat partizane serbo-malazeze pa veprën anti kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Jugosllavia nuk ekzistonte, ekzistonte në letër. Ato gjurmë të njësive partizane të Kosovës nuk jetonin në Kosovë, por Kosova kishte një lëvizje nacionaliste.

 

 

 

Divizionet shqiptare shkuan aty dhe u pritën me flamurin e bashkimit kombëtar, ndërsa ata shkuan me flamurin e bashkimit të vllazërimit me serbët. Ajo kulmoi me një genocide të tmerrshëm, masakrën e Tivarit. U vranë me mijëra në Mal të Zi, por qindra syresh u vranë edhe nga Kukësi gjer në Shkodër, vetëm e vetëm se ishin nacionalistë shqiptarë.

Sot jemi në të njëjtën situatë. Beogradi qeveriset nga një udhëheqës dokrinar në genocid. Vuçiç ka thënë në Parlament “për një serb do vrasim 100 myslymanë”. Tani në vend që Shqipëria të përdorë të gjithë forcën diplomatike të saj për ta dërguar në Hagë Vuçiçin, shndërrohet në avokat të tij në çdo takim, përfshi samitin e NATO-s.

Në qoftë se ka një gjë që duhet të ndajë njeriun e qytetëruar nga njeriu primitive është qëndrimi ndaj genocidit. Cfarë ndryshimi ka udhëheqësi ynë në Tiranë me udhëheqësin e Beogradit? A nuk tha Ana Brnabic të njëjtat fjalë që tha Rama për masakrat në Kosovë? Në qoftë se në 1945 projekti ishte që Kosova është më e sigurt me Jugosllavinë, por edhe ne do shkojmë drejt saj me Titon sekretar të parë, çfarë po ndodh tani? Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës.

Ora dhe koha fton shqiptaët të mos harrojnë se ndodhen para një rreziku shumë të madh, para një rreziku ekzistencial. Thirrja ime për shqiptarët kudo që janë është të ngrihemi në lartësinë, tu përgjigjiemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë dhe u spastruan që ne të mbijetojmë. Ne nuk duhet të kemi komplekse ndaj askujt. Kosova nuk i ka shpallur luftë askujt. Ne duhet të zgjidhim problemet tona se me klika në pushtet si Rama dhe vasalë të Beogradit, shqiptarët do ti kenë kohërat shumë të vështira. Jam optimist se edhe ky agression i pashpallur serb ndaj shqiptarëve do të dështojë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?