Festa e Grurit në Fier, Balla: Asnjë bujk s’do dalë me humbje këtë vit

Aktualitet

Festa e përvitshme e Grurit është mbajtur sot në Pojan të Fierit, e këtë vit përkon me krizën globale të furnizimit me grurë për shkak të luftës në Ukrainë.

Pjesëmarrës kanë qenë deputetë dhe zyrtarë socialistë, ndër ta drejtuesi politik i PS në Fier, Taulant Balla, i cili tha se këtë vit asnjë bujk që ka mbjellë grurë nuk do të dalë me humbje, kjo për shkak të rritje së kërkesës dhe çmimit.

“Këtë vit çmimi i shitjes së grurit do të jetë mbi 50 lekë, është dyfish më i lartë se viti i kaluar. Besoj se asnjë prej bujqëve nuk do të jetë me humbje. Nëse vjet u rrit me 260 lekë, sot është me 500, edhe për shkak të situatës globale. Ky është një vit shumë i mbarë, jam shumë i sigurtë që cilësia e grurit vendas është shumë e lartë, e gjithë sasia e grurit…një gjë që duhet ta mendojmë është të rrisim kapacitetet e grumbullimit”, tha ndër të tjera Balla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?