Zyrtarja e Bashkisë: Tirana pritet të fitojë 50 mln euro në ditë nga festivali

Aktualitet

Në datat 4-5-6-7 Gusht në Tiranë do të mbahet festivali “Sunny Hill” i organizuar nga familja e Dua Lipës, ku dhe marrin pjesë këngëtarë me famë botërore.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha mbrëmjen e djeshme se përfitimet ekonomike për Tiranën nga ky aktivitet do të jenë shumë të mëdha. Sipas saj, kryeqyteti pritet të përfitojë deri në 50 milionë Euro në ditë.

‘Tirana prodhon mesatarisht në ditë 20 milionë Euro, të ardhurat që krijon Tirana sot.  Me përllogaritje të faktit që do kesh me vizitorë të një niveli ose të një mase kaq të madhe, përllogaritet që në ditët e festivalit të dyfishohen, pra bëhet fjalë për të gjeneruar 40-50 milionë Euro në ditë fitim të Tiranës. Vetëm nga festivali. Gjithë kjo kërkon infrastrukturë dhe planifikim të mirëfilltë siç e bëmë edhe me skuadrat që erdhën’- tha ajo.

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?