Tabaku përplaset me Ibrahimajn, ministrja: Ku e gjen guximin ti… (Debati)

Aktualitet Politike

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është përplasur me deputeten demokrate, Jorida Tabaku, në sallën e Kuvendit, ku po diskutohej për krizën e çmimeve.

Ishte deputetja Tabaku, e cila akuzoi qeverinë se nuk ka menaxhuar krizën si duhet, dhe sipas saj, ka zhytur vendin në borxhe, duke marrë borxh për borxhe, e duke rritur çmimet për qytetarët.

Nga ana e saj, ministrja Ibrahimaj tha se deputetja flet e bazuar në opinione, pasi sipas saj, ekonomia ka shënuar rritje dhe të gjitha krizat janë menaxhuar mirë nga qeveria.

Ibrahimaj: Nuk e di ku e gjeni guximin që opinionet t’i lexoni si fakte. Ju dëgjuat fjalën e Braçes dhe morët disa fjalë të shkëputura aty, disa fjalë nga raporti, e thatë se ekonomia nuk është rritur. Shifrat janë matematikë, jo opinion. Ritmet e rritjes ekonomike ishin të larta, duke tejkaluar pritshmëritë tona. Pagat shënuan rritje. Kam dëgjuar disa herë në këtë sallë nga ju të flisni për staklacionin, por që shifrat e pesë mujorit nuk e tregojnë këtë. Sigurisht rritja ekonomike nuk është në parashikimet që kishim te 5%, por është 3%.
Nuk është e vërtetë ajo që thoni ju se rritja ka ardhur vetëm prej rindërtimit. Patëm rritje dhe në prodhim dhe në shërbime. Ekonomia jonë nuk do t’i dëgjojë fjalët e tua, por ka besim. Bizneset dhe individët kanë besim se qeveria do të marrë vendimet e duhura edhe në këtë krizë, dhe do ja dalim edhe kësaj krize, siç ja kemi dalë në krizat e mëparshme.

 

 

 

Tabaku: E diskutuam bashkë në komision, që nuk i kishit marrë masa, që po merrni borxh për borxhin, ky është shqetësimi. Nuk investohet në ekonomi. Vetëm këtu presioni i çmimeve ka hasur në paaftësinë e qeverisë. Kur shteti dështon që të sigurojë balancën në treg, atëherë ngrihet bordi. Ato kompanitë që vendosin sot për çmimin i keni mbi kokë, ato vendosin për ju.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?