Tabaku: Ç’po ndodh sot me familje shqiptare?

Politike

Në fjalën e saj në Kuvend, Jorida Tabaku , u ndal tek rritja e çmimeve.

Tabaku u shpreh kritikë ndaj qeverisë Rama, duke theksuar se shqiptarët po përballen me një rritje të çmimeve që po rëndon xhepat e tyre, duke shtuar se nuk është marrë asnjë masë.

“Fjalimet e kolegëve janë totalisht jashtë realitetit, janë kaq larg me gjithçka po ndodh me familjet  bizneset, konsumet. Kemi një inflacion të lartë, por kemi një rritje ekonomike të ulët. Edhe dje raporti i fundit të BB tha të njëjtën gjë. Çmimet janë rritur…Mjalti, ëmbëlsirat janë luks për qytetarët., qershia mbi tortë është çmimi i karburanteve.  A e dini çfarë po ndodh sot me familje shqiptare si rezultat i rritjes së çmimeve?  Lideri mori masa që e ndihmuan ekonominë të dalë nga kriza, kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare ka paketën më të ulët të ndihmës. Ka një rritje të jashtëzakonshme çmimesh. Ndikon edhe lufta, këtë e pranoj edhe unë. Ka një hetim Autoritetit i Konkurrencës për karburantet, çfarë po ndodh? Ka dy vite që bën hetim pa asnjë masë dhe gjobë. Autoriteti i konkurrencës nuk kthen dot përgjigje se çfarë po ndodh? Askush nga qeveria nuk jep përgjigje, sepse këtu flasin për gjëra madhore, për nisma rajonale”, tha Tabaku, duke shtuar: Para 3 muajsh dolën për të kontrolluar bizneset, por çfarë po ndodh sot me tregun e karburanteve në Shqipërisë. Këto çmime do të kishin shqetësuar këto, përveçse këtë qeveri”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?