Kjo është Teresa, 46-vjeçarja që i preu organet burrit dhe i zieu në tenxhere

Rajoni

Teresa Peric, 46 vjeç, besohet se ka droguar 42-vjeçarin Srdjan Peric përpara se ta godiste për vdekje, e më pas ta priste në copa e t’i ziente në një tenxhere të madhe.

Tereza Peric, është gruaja protagoniste e ngjarjes horror në Serbi e cila dyshohet se drogoi të shoqin, e theri për vdekje, i preu këmbët dhe organet gjenitale dhe i zieu në një tenxhere.

Ajo është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e tij. 46-vjeçarja akuzohet se i ka prerë testikujt të shoqit me sharrë elektrike dhe i ka gatuar në një enë të madhe.

Vrasja e tmerrshme thuhet se ndodhi në shtëpinë e familjes në Zrenjanin, Serbi, rreth orës 21:00 të së martës.

Vajza adoleshente e Terezës thuhet se ka qenë dëshmitare e vrasjes së tmerrshme dhe ndodhet në gjendje shoku.

Një tjetër prej fëmijëve të gruas nga martesa e mëparshme e saj dhe i identifikuar si D.Lj. zbuloi se njerku i saj i droguar ishte zgjuar kur ajo po e qëllonte me thikë, raporton Daily Star.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?