Rama përshëndet me videon nga Air Albania

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamjet nga stadiumi Air Albania, siç ishte dhe si u bë teksa premton se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Europës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë❤️😍🇦🇱”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?