Ekonomi

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Mediat shikojnë vetëm kritikat, aty kishte sygjerime

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të jenë më të kujdesshëm në lidhje me çmimet dhe do t’i analizojnë ato. Kjo u tha ditën e sotme gjatë konferencës për mediat, teksa u pyet në lidhje me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Po ashtu, ministrja tha se në raportin e FMN-së ka pasur sygjerime të cilat do të merren parasysh, një prej tyre është ajo e reduktimit të bordeve që sipas Ibrahimajt do të futet në fuqi në vitet e ardhshme.

‘Tendenca e gazetarëve është që të shohin kritikat dhe jo fjalët e mira. Në deklaratën e FMN kishte një mbështetje të gjerë të asaj që ka bërë qeveria për përballimin e krizës, shifrat e tregojnë këtë. Ka edhe sygjerime dhe propozime, unë e kam thënë që për bordet, nuk është qëllimi i kësaj qeverie të funksionojë me borde. Për reduktimin e bordit dhe për kursimet nga të ardhurat shtesë për të shkuar drejt reduktimit të borxhit, në kuadër tonë makrofiskal kemi parashikuar një reduktim të bordit për vitet e ardhshme, e kemi si qëllim, pasi duhet dhe i shërben të papriturave që na vijnë në të ardhmen. Do jemi të kujdesshëm për ato shtresa që nuk i përballojnë dot rritjen e cmimeve, pasi në këtë formë do të tejkalojmë krizën që ka prekur gjithë botën’– është shprehur ministrja.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit ka shfaqur rezerva në lidhje me ekonominë e vendit. Në raport thuhet se politika monetare duhet të shtrëngohet më shumë dhe në kohë, për të frenuar trysnitë inflacioniste dhe për të orientuar sërish pritshmëritë për inflacionin brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. FMN kërkon vigjilencë, pasi vonesa e tepruar në shtrëngimin e politikës monetare mund të kërkojë më vonë rritje më të larta të normës bazë për të kthyer inflacionin në objektiv.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?